Departamenti i Gazetarisë më i miri në Fakultetin e Filologjisë

0

Departamenti i Gazetarisë-Fakulteti i Filologjisë, prinë si dega më e mirë e këtij fakulteti, pas një hulumtimi që ka bërë Lëvizja Studentore Studim Kritikë Veprim (SKV).

Kjo organizatë (lëvizje) studentore ka bërë një Hulumtim rreth vlerësimit periodik të studentëve, në gjithë Universitetin e Prishtinës (fakultetet e këtij institucioni).

Nga ky hulumtim i kësaj organizate studentore del se në Departamentin e Gazetarisë janë mbajtur 90% e kollegfiumeve nga gjitha lëndët që mbahen në këtë degë, duke sfiduar kështu gjitha departamentet brenda këtij fakulteti, transmeton Lajmiri.com

Ky është mesazhi i SKV-së, dërguar gjitha mediave në Kosovë:

Të ndëruara medie,
Lëvizja jonë ka bërë një hulumtim ditë më parë, duke nxjerrur kështu rezultatet përfundimtare të (mos)vlersimeve periodike të studentëve, siç njihet tashmë me sistemin e bolonjës, ‘mbajtja e kologfiumeve’.
Ne kemi realizuar edhe nje aktivitet simbolik pranë zyreve të rektoratit të Universitetit të Prishtinës, më 13 mars te ketij viti, ku kemi vendosur vetëm përqindjet e rezultateve.
Tani, të bashkëlidhura ju mund të gjeni hulumtimin në tërësi në attach, për të gjitha ato fakultete/ departamente që kemi arritë të nxjerrim rezultatet perfundimtare’’ përfundon mesazhi i kësaj lëvizje/ Lajmiri.com
Këto janë lëndet në këtë departament që njehkohësisht edhe i kanë mbajtur kollegfiumet e rregullta sipas SKV-së:
63 Zhanret e gazetarisëI
64 Zhanret e gazetarisëII
65 Hyrje në gazetari I
66 Hyrje në gazetari II,Raportimi
67 Bazat e Komunikologjisë
68 Bazat e komunikimit masiv I
69 Bazat e komunikimit masiv II
70 Histori e gazetarisë europiane
71 Psikologjia e Komunikimit
72 Agjencia dhe Zyrat e Shtypit
73 Histori e Gazetarisë Shqiptare
74 Të drejtat themelore të gazetarëve
75 Gazetari Televizive
76 Editoriali Komenti dhe Analiza
77 Edukimi Medial
78 Gazetari ekonomike
79 Intervista&Talk Shou
80 Revistat
81 Bazat e stilit gazetaresk
82 Bazat e politologjisë

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here