Dënohet shqiptari në Britani, i trajtonte punonjësit si skllevër

0

Një 42-vjeçar shqiptar në Britaninë e Madhe është dënuar nga autoritetet vendase me akuzën e skllavërisë së punonjësve rumunë në biznesin e tij.

Shqiptari Defrim Paci 42 vjeç me banim në Nottinghamshire, dhe Sitar Ali, 33, vjec sillnin në Angli shtetas rumun për të punuar në lavazhin e tyre me orë të zgjatura dhe pak para.

BBC shkruan se  në gjykatë rumunët treguan se kushtet e punës ishin çnjerëzore dhe kishin pësuar djegie nga lëndët kimike të  përdorura gjatë larjes së makinave.

Shqiptari Paci u dënua me 45 muaj burg kurse bashkëpunëtori i tij Ali me 39 muaj burg.

Defrim Paci, baba i katër fëmijëve, tha prokurori çështjes, udhëhoqi këtë sipërmarrje kriminale duke skllavëruar punëtorët në lavazhin e quajtur ‘Shiny’ ne Warwick Road gjatë një periudhe 15 mujore.

Disa prej punëtorëve rumun thanë se në xhep i mbeteshin vetëm 20 stërlina në javë, paçka se punonin 6 ditë në javë nga 11 orë./Gazeta Shqip

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here