Dënohet me burgim të përjetshëm vrasësi italian i shqiptares Lavdjie Kruja

0
Kruja Lavdije, la badante albanese di 40 anni scomparsa da San Colombano al Lambro (Milano) e ritrovata cadavere nove giorni dopo, l'8 giugno 2016, a Monticelli d'Ongina (Piacenza) nelle acque del fiume Po FACEBOOK LAVDIJE +++ATTENZIONE LA FOTO NON PUO? ESSERE PUBBLICATA O RIPRODOTTA SENZA L?AUTORIZZAZIONE DELLA FONTE DI ORIGINE CUI SI RINVIA+++

Prokuroria e Lodit i ka kërkuar Gjykatës së Krimeve të Rënda të Milanos në Itali, dënimin me burgim të përjetshëm për Franco Vignatin. 64-vjeçari italian akuzohet për vrasjen e shqiptares Lavdjie Kruja, e njohur edhe si Dea. Masa e dënimit është dhënë pasditen e djeshme nga  gjykata e parë gjyqësore e Milanos.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur me 30 maj 2016 ku viktimë ka mbetur Lavdije Kruja, 40 vjeçe dhe që të gjithë e thërrisnin Dea. Gruaja kishte vdekur nga një goditje me armë në qafë.

Sipas asaj që raporton “Giornale di Lodi” në versionin online duke iu referuar prokurorisë, Franco Maurizio Maria Vignati, 64-vjeçari nga Miradolo Terme, akuzohet si autori i varjes me paramendim të gruas shqiptare dy vite më parë me një plumb në qafë dhe hedhjes së trupit të saj në lumin “Po”.

Kufoma e saj u gjet 8 ditë më vonë në një korije të ishullit Serafini. Për një kohë të gjatë vrasja e gruas ishte pa autor. Prokurorit të çështjes i janë dashur 1 vit hetime për të shkuar deri në arrestimin e autorit.

Por ai kurrë nuk i rrëfeu hetuesit krimin që kishte bërë. Motra e Lavdije Krujës, Xhiliana shpërtheu në lot kur gjykatësi lexoi masën e dënimit.

Përveç masës së dënimit, Gjykata tha se për familjen e viktimës duhet të jepet kompensim financiar. Shuma e parave do të jepet nga Gjykata Civile dhe konkretisht; 200 mijë euro do t’i kalohet secili  prej dy fëmijëve të Lavdijes, 50 mijë euro për motrën e saj Xhulia dhe 30 mijë euro për secilin nga tetë vëllezërit e tjerë që jetojnë në Shqipëri.

11 dhjetor 2018 (gazeta-Shqip.com)

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here