Dënohet kërcënimi ndaj kryetarit të Komunës së Vushtrrisë

0

Deputetë të Kuvendit të Kosovës por edhe Komuna e Vushtrrisë e kanë dënuar kërcënimin që i është bërë të mërkurën kryetarit të Komunës së Vushtrrisë, Bajram Mulakut.

Deputetja e PDK-së, Xhevahire Izmaku, ka thënë se është e tronditur me kërcënimin me jetë ndaj kryetarit të Komunës së saj.
“Nje njeri si Bajram Mulaku, qe nuk bene kompromis kurre jasht interesit publik, te sulmohet e te rrezikohet publikisht, eshte kercenim edhe per vlerat e mirefillta per shoqerine tone.
Duke e njohur nga afer menyren se si ai menaxhon me te miren publike, per gati dy mandate sa isha zv e tij, sinqerisht eshte pak ndjesia e keqardhjes dhe reagimit ndaj kesaj ngjarje”, ka shkruar ajo. “Kur vihet ne dyshim edhe siguria e jetes se nje profili sic eshte Bajram Mulaku, i cili per gjithe jeten e tij nuk njihet tjeter pervec angazhimit te sinqert e te pergjegjshem ne punen tij , nuk mund te mendoje pastaj per sigurine e qytetarit te thjeshte !”. Izmaku ka shkruar se organet e drejtesisë dhe sigurisë do të kryjnë punën e vet lidhur me rastin, por qytetarët e veçanërisht familja e tij, presin nga shteti siguri dhe kushte normale për aktivitetin e kryetarit Mulaku.

Me rastin e sulmit dhe ushtrimit të terrorit ndaj kryetarit të Komunës Bajram Mulaku dhe familjes së tij nga Muhamet Mërrnica, Qeveria Komunale e Vushtrrisë, në një mbledhje të jashtëzakonshme të udhëhequr nga nënkryetari i Komunës Dibran Perçuku, ka dënuar ashpër këtë rast.   Qeveria Komunale dënon ashpër këtë akt të rëndë dhe kërkon nga organet e drejtësisë që kryesit e kësaj vepre të dalin para drejtësisë.   Qeveria Komunale bënë me dije se Komuna e Vushtrrisë në krye me Bajram Mulakun do të vazhdoj punën dhe nuk do të dorëzohet para sulmeve dhe shantazheve, që vijnë nga persona që për qëllim kanë realizimin e interesave personale në rrugë të kundërligjshme.

kryetari Mulaku, i kontaktuar nga “Zëri”, tregoi se ky person, i cili e kishte kërcënuar edhe më parë atë, ka kërkuar që ta punësonte në zyrën për dokumentacione.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here