Denohet banda e Lazaratit, 18 vite burg për Gate Mahmutajn

0

Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë sot dënimet për grupin e personave që qëlluan policinë gjatë operacionit në Lazarat. Gate Mahmutaj, i cilësuar si kreu i grupit kriminal në fshatin e kanabisit është dënuar me 18 vite burg. Arjan Basha është dënuar me 17 vite burg.

Ramadan Basha u dënua me 12 vjet burg, Matjaz Boçaj me 11 vite burg. Djali i Gate Mahmutajt, Vandam Mahmutaj u dënua me 7 vite burg. Po kaq vite janë dhënë dhe për Klajdi Telemanin. Alteo Haskaj me 11 vite burg. Endien Shametaj me 12 vite burg, ndërsa Drini Aliko me 2 vjet burg. Për shkak të gjykimit të shkurtuar të gjithë të dënuarve do t’u ulet 1/3 e dënimit, transmeton lapsi.al. Përveç kultivimit të kanabisit, ndaj Gate Mahmutajt dhe Arjan Bashës rëndonte edhe akuza për pjesëmarrje në organizatë kriminale.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here