Dënohen djemtë e Adem Grabovcit për rrahjen e policit

0

Dy vëllezërit Ngadhnjim dhe Guxim Grabovci u dënuan fillimisht me nga 6 muaj burg nga Gjykata Themelore në Prishtinë, pasi u gjetën fajtorë për rrahjen e një polici në shkurt të vitit 2013.

Dënimin për djemtë e deputetit të PDK-së Adem Grabovci e konfirmoi për KALLXO.com avokati mbrojtës i Guxim Grabovcit, Hasan Jashari, i cili megjithatë, njoftoi se dënimi ishte konvertuar në para për të shmangur burgimin.

“I mbrojturi im dhe vëllai i tij, janë dënuar me nga gjashtë muaj burg për secilin, mirëpo me kërkesën e mbrojtjes duke u bazuar në dispozitat ligjore ky dënim ju është kthyer në dënim me gjobë në lartësi prej 3 mijë euro për secilin”, tha Jashari.

Kjo do të thotë se për krimin e kryer, dënimi efektiv për secilin prej të dënuarve është 3 mijë euro.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here