Denisa Cerma: Gazetaria, më pëlqentë qysh si fëmijë

0

Moderatoja dhe gazetarja e televizionit “Channel One”, Denisa Cerma, nuk i kishte thënë “jo” një propozimi për t’u marrë me Gazetari pasi kishte mbaruar studimet. Është një profesion që e kam dashur si fëmijë, ka thënë ajo.

Ajo në një intervistë ka treguar se si e do Shqipërinë, ngase është atdheu i saj, edhe pse sipas saj ky vend ballafaqohet me probleme të shumta, për të cilat ajo shprehet pesimiste që do të mund të zgjidhen shpejtë.

Cerma ka folur për raportin e saj librin, ka treguar se kënd e ka idol në profesion, ka dhënë mendimin për mashkullin ideal…

 

Kush është Denisa Cerma jashtë ekranit televiziv?
Denisa jashtë televizionit është silueta e një njëzet e gjashtë vjeçareje që del me miqtë,bën punët e shtëpisë, lexon, takon njerëz…  Ndonjëherë dhe zihet se jam tip impulsiv, bëj shaka, po zënka pa zarar.
Keni studiuar Gjuhën dhe Letërsinë si dhe Marrëdhëniet Ndërkombëtare, ndërkaq merreni me Gazetari, pse?
Në fakt kam dashur të merrem me Gazetari që kur kam qenë fëmije. Kur mbarova fakultetin ma propozuan  punën në televizion dhe tani kjo është ajo që dua. Dhe mendoj se di ta bëjë mirë.
Keni një idol në profesion?
Oprah  Whinfrey. Më pëlqen për lirshmërinë dhe komportimin e përsosur që ka përballë fakteve dhe personazheve.
A do ta ndërronit Tiranën me një qytet tjetër?

Tirana më pëlqen, por nuk them që nuk do ta ndërroja. Do ta ndërroja me një vend tjetër kudo, por që të kisha afër njerëzit që dua.
Cili është libri i fundit që e keni lexuar dhe a i kushtoni kohë leximit?
Lexoj sa herë që kam kohë… Libri që sapo kam mbaruar është “Bija e mallkuar” e Emile Risheburg.
Çfarë nuk iu pëlqen në Shqipëri dhe për çfarë e doni Shqipërinë?
Unë e dua vendin tim…Në fakt vendi ynë ka shumë probleme ,e sidomos sociale pafund , që në fakt në syrin tim do vazhdojnë të mbeten të pazgjidhura për shumë kohë. Për të mos përmendur problemet që vijnë si pasojë e një politike keqmenaxhuese të raporteve mes njëri- tjetrit.

Po në Kosovë keni qenë ndonjëherë?
Po kam qenë disa herë në Kosovë. Më pëlqen ushqimi shumë. Dhe jeta e natës në Prishtinë.
Si është një burrë ideal në mendjen e Denisës?
Burri ideal? Për mua koncepti ideal nuk ekziston. Ka përshtatje dhe kompromise. Por ajo që dua është përkushtim prej tij  dhe vëmendje.


Cilat janë planet tuaja në të ardhmen?
Sapo kam nisur një emision të ri të quajtur “Adam” kushtuar meshkujve, është nën idenë dhe moderimin tim.

                                                          

A më vështirë te jesh intervistues apo e intervistuar?

Mendoj se për gazetarët është më e rëndësishme të intervistojnë dhe të bëjne pyetje. Ky është misioni ynë duke ruajtur asnjëanësinë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here