Dënim me vdekje për 11 huliganë futbolli

0

Një gjykatë në Egjipt pas përsëritjes së gjykimit i ka dënuar me vdekje 11 huliganë futbolli të cilët me 2012 kishin shkaktuar prishjen e rendit në stadiumin e futbollit “Port Said” në qytetin Port Said. Atë kohë e kishin humbur jetën 74 persona. Gjykata e Apelit gjatë vitit të kaluar kishte marrë vendimin për rigjykim pas hedhjes poshtë të aktgjykimit të Gjykatës së Shkallës me të ulët me të cilion 21 persona ishin dënuar me vdekje për pjesëmarrje në ngjarjen më të rëndë sportive të historisë së Egjiptit modern. Deri në përhapjen e dhunës kishte ardhur në fillim të shkurtit të vitit 2012 kur tifozët e ekipit vendës “Al Masry” nga Port Said ishin përleshur pas ndeshjes me simpatizantët e ekipit kundërshtar “Al-Ahli” nga Kairo.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here