Denada Melania Sadedini: Fundi i muajit prill do të sjellë edhe “Miss & Mister Beauty Albania 2015”.

0

Fundi i muajit prill do të sjellë edhe “Miss & Mister Beauty Albania 2015”. Kështu paralajmëron Denada Melania Sadedini, Producente , Drejtoreshë kombëtare dhe Mbajtëse e Patentes së “Miss&Mister Beauty Albania “. Ajo në një intervistë tregon se si numri i aplikantëve është i madh. Ka bërë të dituara edhe kushtet që duhet të plotësojnë kandidatët. Ka treguar për ndarjen e çmimeve se si do të jetë. Ka thënë se të përzgjedhurit do të dalin edhe në arenën ndërkombëtare.

Jeni në prag të audicioneve të këtij viti për Miss & Mister Beauty Albania 2015, si po ecin punët?

Po, është e vërtete. Në fund të këtij muaji kemi audicionet dha jam shumë e kënaqur nga numri tepër i madh i aplikantëve. Dhe ajo që më kënaq më shumë është veç numrit të madh edhe fakti që ka aplikantë nga Shqipëria , Kosova , Maqedonia dhe Diaspora.

Çfarë prisni nga ky organizim?

Në fakt , nga ky organizim pres gjithçka ndryshe nga konkurset e mëparshme. Edhe mënyra e organizimit do të jetë shumë ndryshe. Jam lodhur shumë për këtë gjë, së bashku me stafin tim të mrekullueshem , ndaj pres të ketë jehonën e duhur dhe që meriton të ketë.

Cilat janë kriteret që duhet plotësuar kandidatët?

Kandidatet vajza duhet te jene 17 deri 26 vjeç, gjatësi trupore mbi 170 cm , rregullsi trupore dhe bukuri të përgjithshme , njohuri të gjuhës angleze dhe një formim apo arsimim të duhur. Kandidatët djem duhet të jenë nga 17 deri 32 vjeç , gjatësi mbi 175 cm, rregullsi trupore dhe bukuri të përgjithshme , njohuri të gjuhës angleze dhe një formim apo arsimim te duhur.

A është i kufizuar numri i kandidatëve?

Po. Do të jenë 15 vajza dge 15 djem. Këtu do të has shumë vështirësi, e di, pasi numri i aplikantëve është tepër i madh.

Sa çmime do të ndahen?

Do të ndahen 5 çmime për vajza dhe 5 ëmime për djem. Përfshire këtu edhe çmimin e publikut .

 A do të ketë mundësi që ndonjë kandidatë të sprovohet edhe jashtë kufijve të Shqipërisë?

Po. Unë kam të drejtën e përfaqësimit të Shqipërisë në shumë evente ndërkombëtare. Edhe pse këtë vit do të jem pak më e rezervuar në përzgjedhjen e konkurseve ndërkombëtare, sepse disa prej tyre kanë patur vonesa apo shtyrje datash , gjë që nuk është e këndshme as për mua e as për konkurentët. Megjithatë të paktën 3 vajza 3 djem dhe dy zonja , përkatësisht zonja më e bukur e Shqipërisë dhe zonja më e bukur e Kosovës , do të jenë ambasadoret e bukurisë shqiptare nëpër botë , duke ju hapur kështu dyert e suksesit , sukses që fillon me Ne.

Bazuar edhe në organizimet e kaluara, sa jeni e kënaqur me interesimin që është në hapësirën ku jetojnë shqiptarët për evenimente të formatit të tillë?

Fakti që ka kaq shumë aplikime , do të thotë që jemi të ndjekur dhe të pëlqyeshem. Kjo ka ndodhur edhe prej faktit që te shumica e ambasadorëve tanë nëpër botë kanë patur sukses, sigurisht ata që kanë vullnetin dhe durimin e duhur , pasi asgjë nuk bëhet menjëherë , pa mundim e pa sakrifica.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here