Dëmtohet vepra “Ura a kaltër e dashurisë” e artistes Doruntina Ukimeri

0

Persona të papërgjegjshëm i kanë shkaktuar dëme serioze veprës artistike “Ura e kaltër e dashurisë”, e cila ishte promovuar gjatë muajit Maj në Prizren. Pas disa përpjekjeve të mëhershme dhe vjedhjeve të dryve, sulmi i mbrëmshëm është më seriozi, dhe ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në gjithë strukturën e veprës. EC ka informuar organet e rendit në Prizren, të cilët menjëherë kanë nisur hetimet.
“Ura e kaltër e dashurisë” nga momenti i promovimit është shndërruar në një nga atraksionet e qytetit të Prizrenit. Ky intervenim artistik është realizuar nga artistja Doruntina Ukimeri, si njëra nga fitueset e thirrjes publike të EC-it, si pjesë e projektit “Aktivizmi kulturor dhe urban në Prizren”, përkrahur financiarisht nga Amabsada Amerikane në Prishtinë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here