Dëmtohet edhe një veturë zyrtare

0

Një veturë e Ministrisë së Shëndetësisë e tipit Mercedes është dëmtuar nga persona të panjohur, ndërkaq brenda saj është gjetur një koktej molotovi i pa shkrepur. Disa të dyshuar të panjohur dje kanë tentuar ta djegin një veturë zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë.

Policia raporton se ankuesi, punëtor i logjistikës në Ministrinë e Shëndetësisë, ka raportuar se të dyshuar të panjohur kanë dëmtuar xhamin në veturën zyrtare të tipit Mercedes si dhe në veturë ka gjetur një koktej molotovi të pa shkrepur.

Njësitet përkatëse policore kanë dalë në vend ngjarje. Nuk raportohet për të arrestuar, përderisa rasti është duke u hetuar.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here