Demolli:nuk ka batalion serb në kuadër të Forcave të Sigurisë së Kosovës

0

Ministri i FSK-së, Haki Demolli, ka përgënjeshtruar lajmin që ka qarkulluar në media, se brenda ushtrisë së Kosovës do të ketë një batalion të veriut me serbë.

Demolli ka thënë se deri më sot askush nuk ia ka kërkuar një gjë të të tillë.

“Për shkak të përfoljeve të shumta të lajmit mua si ministër të FSK-së askush deri më sot, nga ndërkombëtarët apo nga vendorët, nuk më ka bërë një kërkesë apo propozim të tillë. FSK-ja aktuale po edhe e ardhmja, konformë rregullave reflekton diverzitet nga të gjitha grupet etnike”, ka thënë Demolli në Kuvend gjatë seancës

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here