Demokratja Elizabeth Warren shpallë kandidaturën për zgjedhjet presidenciale të SHBA-së

0

Senatorja nga radhët e Partisë Demokratike, Elizabeth Warren, ka bërë të ditur se do të garojë në mesin e kandidatëve demokratë për të qenë rivalja kryesore e presidentit Trump në zgjedhjet e vitit 2020.

E njohur për kritikat e saj ndaj bankave dhe korporatave të mëdha, ajo u bë kandidatja e parë që u deklarua publikisht për qëllimet e saj.“Shtresa e mesme e Amerikës është e sulmuar. Si arritëm deri këtu? Miliarderët dhe korporatat e mëdha po duan të fitojnë më shumë, prandaj e bënë një listë të politikanëve që do ta marrin nga një pjesë të vogël prej këtij fitimi”, tha ajo.

Ajo është përkrahëse e programit shëndetësor “Medicare” dhe ka disa propozime për ndryshime ligjore për luftën kundër korrupsionit, përfshirë ofrimin e mundësisë për punëtorët që të kenë ndikim në bordet e kompanive të mëdha, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here