Demokracia e shndërruar në diktaturë në Ballkanin Perëndimor,pengesa kryesore e anëtarësimit në BE

0

PETRIT GASHI

Që nga Samiti i Selanikut i vitit 2003, kur u shpreh qartë perspektiva evropiane e Ballkanit Perëndimor dhe kalimi njëherë e përgjithmonë nga zgjidhja më anë të luftës në zgjidhje të paqes, si dukët ende Evropa nuk ka gjetur mekanizmin e përshtatshëm për funksionimin e Demokracisë në këtë vatër krize evropiane. Meqenëse të gjithë barrën e kishte marrë mbi vete BE-ja për stabilizimin dhe bashkëpunimin e këtyre shteteve të vogla të rajonit, duke thënë se “problemet evropiane kërkojnë zgjidhje evropiane” apo duke motivuar këto vende me shprehjen se “Harta e Bashkimit Evropian nuk do jetë e plotësuar pa Ballkanin Perëndimor brenda saj”, siç dukët bindja për reforma dhe ndryshime në këtë pjesë të Evropës po kalon parashikimet e vështirësive.

Ndonëse BE kushte investuar mjaftë në rajon për funksionimin e demokracisë, reformat administrative, respektimin e të drejtave të njeriut, ngritjen ekonomike e bashkëpunimin rajonal, një gjë e tillë nuk u kuptua drejtë nga garnitura aktuale e lidershipit ballkanik e cila në një masë të madhe është rritur dhe frymëzuar në Komunizëm, dhe për ta me shumë shikohej xhepi i huaj se shteti i tyre.

Megjithatë problemi nuk është vetëm të Liderët por edhe të shoqëria civile, grupet e interesit, pjekuria qytetare dhe frymëzimi tipik ballkanik i mbushur me urrejtje, korrupsion, krim të organizuar dhe luftë të pa kompromise për mbajtjen e pushtetit. Madje këta të ashtuquajtur lider aq fortë e kanë maskuar demokracinë saqë me të vërtet bindesh së është edhe e tillë, e në anën tjetër rojet e natës bëjnë eliminimin e shkëndijave të reja që tentojnë apo se paku marrin guximin për të sfiduar Demokracinë e komunizuar. Kjo demokraci e maskuar dhe e ngritur mbi themelet diktatorialë ende po i zë frymën perspektives evropiane të qytetareve të Ballkanit, dhe ende po e vret edhe gjeneratën e cila mund të kishte bërë shumë edhe në vet reformimin e Evropës se bashkuar. Por deri kur mund të durohej një gjë e tillë? Deri kur duhet pritur për guxim qytetar për të sfiduar pushtetet monarkë dhe të kërkojnë të ardhmen e tyre? Deri kur duhet shembur kjo ideologji e kalbur tipike antievropiane……?

Këto përgjigje si kemi marr tash e dy dekada, dhe nuk do ti marrim derisa të fillojmë të veprojmë, ose ta sfidojmë të keqën të cilën për çdo ditë po na buzëqeshë me cinizëm. Rruga jonë evropiane nuk kalon përmes shtrëngimeve të duarve të liderëve armiq, as përmes buzëqeshjes me shikimin drejtë kuletës, nuk kalon as përmes shikimeve të maskuara me premtime marramendëse, as në pasqyrën e të kaluarës historike dhe gabimeve të tashmë, por kalon përmes vizionit për të ardhmen, atë të ardhme që e vranë të zgjedhurit tanë. Apo me mire të themi të vetzgjedhurit e aklamacionit, apllauzit, blerjes se votës, shpërndarjes së miellit për të varfrit, zaptuesit e buzëqeshjes se fëmijëve apo të zgjedhurit e rojeve të natës!!!Dhe kjo është Demokracia Ballkanike!!!

Kjo Demokraci e shndërruar në Diktaturë nuk do jetë rruga drejtë BE-së, dhe sa me shpejtë qe ta shembim aq me afër do ta kemi perspektiven tonë, sa me shpejtë qe ta sfidojmë aq me lehtë do ta zgjedhim të ardhmen tonë, dhe sa me shpejtë ta fitojmë guximin aq me trima dhe me vlera njerëzore do të dalim para Brukselit. Kjo demokraci e cila punësim e sheh pushtetin, argëtim e sheh pushtetin, shfrytëzim e sheh pushtetin, fuqi e sheh pushtetin nuk mund të këtë të ardhëm evropiane. Sepse pushteti është obligim, përkushtim, punë dhe sakrifikim për një jetë me të mirë në shërbim të qytetareve.

Prandaj një gjendje e tillë e cila po shuan çdo shpresë për ndryshim, ku pjesa me e madhe e popullsisë “RINIA” po mbesin të anashkaluar nuk mund të jetë e ardhme evropiane, sepse servilizmi, zhvatja, eliminimi, rojet e natës, e shefat e shefave janë tipare të komunizmit antik. Rruga e Ballkanit Perëndimor si dukët do jetë shume e gjatë drejtë Evropës, dhe vitet qe po kalojnë do shkruhen në histori si “Epoka e errët e Ballkanit”, prandaj mosveprimi jonë tani do krijojë shumë pyetje pa përgjigje për fëmijët tanë.

Autori është  studiues i çështjeve evropiane dhe politikave të BE-së

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here