Dëme të konsiderueshme nga zjarri

0

Në pjesë të ndryshme të Kosovës gjatë 24 orëshit të fundit kanë shpërthyer disa zjarre të cilat kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme. Kështu në Sevce të Shtërpcës një qytetar serb ka raportuar në Policinë e Kosovës se nga zjarri i është djegur shtëpia dhe një lokal ndihmës. Njësitet përkatëse dhe zjarrfikësit kanë dal në vend-ngjarje dhe kanë lokalizuar zjarrin. Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar. Në Karaçevë të Epërme të Kamenicës ndërkaq një qytetar shqiptar ka raportuar se nga zjarri i janë djegur rreth 50 ari me grurë. Njësitë përkatëse dhe zjarrfikësit kanë dal në vend-ngjarje dhe kanë lokalizuar zjarrin. Edhe në Tomance të Ranillukut zjarri ka djegur rreth 12 ari me grur, pronë e një qytetari serb.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here