Demat i fluturojnë njerëzit në ajër si të ishin prej letre!(VIDEO)

0

Pamjet e tmerrshme janë regjistruar në një festival fetar në Peru, ku demat kanë fluturuar njerëzit në ajër si të ishin prej letre.

Në internet janë publikuar pamjet e tmerrshme ku shihet turma e njerëzve duke ikur nga demat, por disa prej tyre e pësojnë shumë keq, madje disa prej tyre marrin edhe lëndime serioze, transmeton TetovaSot.

Ngjarja vjetore është pjesë e një festivali katër-ditor që mbahet gjatë periudhës së Krishtlindjeve, në mes të 30 dhjetorit dhe 2 janarit.

Së paku tetë persona janë raportuar të plagosur.

Industria kombëtare e luftrave me demat në Peru organizon rreth 540 në vit, kryesisht në krahinat e Cajamarca, Lima dhe Ancash.

Shifra e luftrave me dema është më e madhe se çdo vend tjetër në Amerikën Latine.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here