Demarkacioni i kufirit Kosovë-Mal i Zi përfundon brenda disa javësh

0

Demarkacioni Kosovë-Mali i Zi është çështje javësh. Kështu ka deklaruar presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanoviq.

Këtë e tha në Ulqin, ku kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi u shpallën qytetarë nderi të kësaj komune.

Kundër këtij çmimi kanë dal disa deputetë të Parlamentit të Malit të Zi, por Vujanoviq nuk deshi ta komentoi. Tha se kryetari i Ulqinit ka arsyet e veta pse ka bërë këtë .

Vujanoviq theksoi se çështja e demarkacionit do të përfundojë si fqinjësi e mirë.

“Ju dëgjuat arsyet e kryetarit të Komunës se pse ka vendosur një gjë të tillë, pra t’i shpall Ramën dhe Thaçin, qytetar nderi. Ai detajisht e tha pse mori vendimin dhe me këtë është pajtuar edhe opinioni publik. Mendoj se unë nuk duhet të shpjegoj një gjë të tillë. Me Thaçin kam biseduar lidhur me demarkacionin e linjës kufitare, është çështje javësh kjo punë tani, dhe një marrëveshje të tillë  ta përfundojmë si fqinjësi t mirë”, tha Vujanoviq.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here