DEMAÇI: PËR POPULLIN, I GATSHËM TË BËHEM EDHE PRESIDENT

0

Veprimtari i njohur i çështjes kombëtare Adem Demaçi, ka thënë se Kosova sot gjendet në një situatë të vështirë, si në atë politik, ekonomik, arsimor dhe shëndetësor.

Demaçi mendon se Kosova, që nga koha e pasluftës, nuk ka pasur asnjë zhvillim pozitiv, ndërsa mendon se problemi kryesor është depolitizimi i sistemit shtetëror.

Ai thekson se politika i ka kapur të gjitha institucionet dhe se mënyra se si po i drejtojnë ato nuk është e këndshme, nuk është e drejtë, kundër interesave të përgjithshme, vetëm për interesa të disa individëve.

Ndërkaq, ai ka thënë se është i gatshëm që të bëhet edhe president nëse populli e kërkon një gjë të tillë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here