“Dello”: Daçiç i ndali avionët slloven

0

“Vendimi i Qeverisë së Sllovenisë që në paradën me rastin e përvjetorit të aksionit ‘Stuhia’ në Zagreb të mos i dërgojë gardistët dhe avionët e saj e forcon besimin se Sllovenia nuk ka politikë të jashtme të pavarur”, shkruan sot gazeta “Dello” e Sllovenisë, duke pohuar se presioni mbi Slloveninë kësaj radhe ka ardhur nga ministri serb i Punëve të Jashtme Ivica Daçiç që Sllovenia të mos i dërgoj në Zagreb 10 gardistë dhe 3 avionë. Në tekstin me titull “Ivica Daçiç i ndalon fluturaket dhe gardistët”, gazeta shkruan se me këtë krijohet përshtypja sikur shefi i diplomacisë serbe e udhëheqë politikën e jashtme sllovene. “Dello” shkruan se servilizmi ndaj Daçiçit ngritë një dilemë reale rreth asaj se ku është sovraniteti i Sllovenisë dhe a është Sllovenia e pavarur vetëm në letër.

Shefi i diplomacisë serbe më heret ka deklaruar se Serbia me kujdes do të përcjellë se cilat vende do të dërgojnë avion në paradën ushtarake të cilën Kroacia e organizon me 5 gusht me rastin e përvjetorit të aksionit “Stuhia” dhe ka theksuar se pjesëmarrjen eventuale të secilit shtet do ta vlerësoj si qëndrim antiserb. Daçiç ka thënë dje se përvjetori i “Stuhisë”  është ditë zie për Serbinë dhe i ka falenderuar vendet fqinje dhe ato më larg të cilat nuk do të marrin pjsë në paradë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here