DELIU KONFIRMON PËRKRAHJEN E DEPUTETËVE EUROPIANË PËR VIZAT

0

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu po qëndron në Bruksel ku po mbahet takimi i nivelit të lartë për Ballkanin Përëndimor.

Deliu ka thënë se edhe deputetët e Parlamentit Evropian kanë bërë thirrje për liberalizimin e vizave pas përmbushjes së kritereve nga ana e institucioneve kosovare.

“Në takimin e nivelit të lartë për Ballkanin Perëndimor që po mbahet në Bruksel, kërkuam që pas përmbushjes së kritereve për liberalizim Kosova të trajtohet sikur shtetet e tjera të Rajonit.

Të njëjtën gjë e konfirmuan edhe deputet të Parlamentit Evropian të cilët në adresimin e tyre bënë thirrje që vendet anëtare të përdorin të njëjtat standarde për Kosovën siç kanë qenë vitet e fundit për shtete të tjera, në të kundërtën do të vihet në pikëpyetje kredibiliteti i BE-së”,  ka shkruar Deliu në Facebook.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here