Deliu-Kodra: Elita serbe po prodhon mendësinë e luftës, neutraliteti i BE-së ndaj shtetësisë sonē, i kontribon kèsaj

0

Deputetja e Parlamentit te Republikes,  Blerta Deliu-Kodra, ne nje adresim te saj per opinion ka terhequr vemendjen per mendesine qe po prodhon elita aktuale politike ne Serbi dhe rrezikun qe sjelle ajo per Kosoven dhe rajonin.

Lexojeni te plote adresimin e zonjes Deliu-Kodra:

“Cfarë mendësie prodhojnë elitat në Serbi dëshmon hulumtimi i fundit i opinionit publik që zbulon se gjysma e qytetarëve të saj dëshirojnë luftë me Kosovën dhe besojnë në shpërthimin e konflikteve të reja në rajon. Ky rrezik eminent për rajonin do të vazhdojë përdërisa nuk ekziston një vullnet i bashkësisë ndërkombëtare ta përballë Serbinë me krimet e veta gjatë agresionit mbi vendet fqinje në luftërat e ish-Jugosllavisë. Kurse për vendet që mohojnë shtetësinë e Kosovës, sidomos ato të Bashkimit Evropian, ky fakt duhet t’u shërbejë si kambanë që ta njohin sa më parë Kosovën.

Përndryshe, ky hezitim i tyre për ta njohur shtetin e Kosovës do të vazhdojë të ushqejë aspiratën serbe për luftëra territoriale me vendet fqinje. Kosova mbetet argumenti serb që definimet territoriale mbeten të hapura në rajon dhe, për fatin e keq, neutraliteti i BE-së ndaj shtetësisë së Kosovës është duke i kontribuar këtij qëllimi.”

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here