Delegacioni i FIBA-së e thekson para presidentes mbështetjen për basketbollin kosovar

0

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, e ka pritur sot në takim drejtorin e Federatës Ndërkombëtare të Basketbollit (FIBA) për Evropën, Kamil Novak dhe përfaqësuesin e sekretarit të përgjithshëm të FIBA-s për Kosovën e njëherësh edhe drejtor sportiv i FIBA-s, Lubomir Kotleba, që shoqëroheshin nga drejtuesë të Federatës së Basketbollit të Kosovës, nën udhëheqjen e kryetarit të Federatës, Erolld Belegu. Presidentja Jahjaga, duke e falënderuar delegacionin e FIBA-s për pranimin e Kosovës si anëtare të barabartë të Federatës, ka theksuar se ky hap shënon hapjen e perspektivës për basketbollin e Kosovës, për të rinjtë e të rejat e vendit që të tregojnë gjithë përkushtimin e talentin e tyre. Ajo ka thënë se ndërkombëtarizimi i sportit të Kosovës po e ndihmon jashtëzakonisht shumë vendin. Përfaqësuesit e FIBA-s, Novak dhe Kotleba, i kanë përcjellë përgëzimet e tyre për anëtarësimin e Kosovës në Federatën Ndërkombëtare të Basketbollit dhe e kanë theksuar mbështetjen për basketbollin e Kosovës, i cili do të mund të prezantohet së shpejti në skenën ndërkombëtare.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here