Deçani nderon ish-ambasadorin Walker me çmimin “Shkëlzen Haradinaj”

0

Komuna e Deçanit ka vendosur që ish-ambasadorin William Walker ta nderojë me çmimin që mban emrin e heroit të kombit, Shkëlzen Haradinaj.

Në një njoftim për media nga kjo komunë bëhet e ditur se çmimi do të ndahet të shtunën, më 16 janar, në një ceremoni solemne organizuar nga kryetari i komunës Rasim Selmanaj.

Përveç çmimit “Shkëlzen Haradinaj”, Walker do të nderohet edhe me “Mirënjohje Qyteti”, transmeton Indeksonline.

William Woker ka qenë shef i OSBE-së në Kosovë gjatë vitit 1998-1999 ndërsa ishte Walker që më 15 janar të vitit 1999 masakrën e Reçakut e cilësoi si krim kundër njerëzimit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here