Deçani marshon kundër vrasjeve në Strellc 

0

Deçanasit kërkojnë të ndalen vrasjet. Marshojnë për Donjeta Pajazitin dhe Ylber Malajn të vrarë gjatë ditëve të fundit.

Qytetarët e Deçanit kanë dalë sot në një marsh paqësor rrugëve të kësaj komune për ta shprehur mllefin e tyre ndaj dy vrasjeve të fundit që ndodhën në fshatin Strellc të kësaj komune.

Në rastin e parë, vajza Donjeta Pajaziti u gjet e vrarë më 17 dhjetor në bjeshkët e Strellcit, në rrethana ende të pasqaruara.

Në rastin tjetër, 11 vjeçari Ylber Malaj humbi jetën pasi një breshëri të shtënash nga automatiku e goditi atë përderisa po qëndronte në një lokal të fshatit.

Marshi i sotëm është thirrur nga kryetari i komunës së Deçanit, Rasim Selmanaj./kallxo.com/

marsh1marsh2marsh3marsh4marsh6marsh7marsh8marsh10

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here