Deçanasit: Manastiri ishte dhe do të jetë i yni

0

Rreth 1200 qytetarë të komunës se Deçanit kanë protestuar sot duke shprehur pakënaqësinë ndaj pretendimeve pronësore të Manastirit të Deçanit, karshi pronave publike të Ndërmarrjeve “Apiko” dhe “Iliria”, si dhe për të kundërshtuar Vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, të drejtuar nga Arta Rama-Hajrizi.

Historiani Shkodran Imeraj, i cili foli në emër të Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, duke paraqitur kërkesat e qytetarëve të komunës së Deçanit tha se Manastiri i Deçanit, as sot e as në të kaluarën nuk ka qenë cak i sulmeve të shqiptarëve, transmeton Indeksonline.

“Manastiri, është objekt i trashëgimisë dhe i historisë se popullit shqiptar të Kosovës. Askush nga ne, nuk është duke planifikuar sulm ndaj askujt e aq me pak ndaj Manastirit dhe personelit të tij në Deçan”, tha ai.

Imeraj theksoi se kërkesat e deçanasve janë: të tërhiqet vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Republikës se Kosovës i datës 3 dhjetor 2015, të jap dorëheqja të parevokueshme Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Arta Rama-Hajrizi, e cila sipas tij, me nënshkrimin e këtij vendimi ka shkelur rendë Kushtetutën e Kosovës, duke legalizuar vendime të kohës se masave të dhunshme të viteve ’90-ta, vendime të cilat janë të pa pranueshme për shqiptarët e Kosovës, Qeveria dhe Kuvendi të miratojnë një ligj të veçantë dhe dy Ndërmarrjet publike “Apiko” dhe “Iliria” t’i shpallën aset komunale si dhe kërkesa e katërt që Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës të miratojnë një Ligj të Veçantë me anën e të cilit do të i shpallin të pa vlefshme në Kosovës, të gjitha vendimet, ligjet dhe aktet nënligjore të periudhe mars 1989 kur është hequr Autonomia e Kosovës e deri në qershor 1999, kur Kosova u vu nën administrimin e Kombeve të Bashkuara.

Ndërsa, Selim Lokaj, kryetar i Lidhjes se Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, tha se nuk janë kundër Manastirit, i cili sipas tij, është në tokën e vet, në shtetit e vet por ai është i uzurpuar nga personeli.

“Pavarësisht gjendjes ekzistuese, Manastiri ishte i yni dhe në të ardhmen do të jetë i yni. Sipas një broshure të botuar nga Manastiri i Deçanit, thuhet se kur Janko Vukotiç hyri në Manastir me 1912 se pari i shkatërroj bandat, ata të cilit me parë e kishin mbrojtur Manastirin e pastaj shprehet, nga sot ky Manastiri është i imi dhe bej pyetje dhe përgjigje, se i kujt ishte Manastiri gjeri në tetor të viti 1912. Natyrisht që përgjigja është se Manastiri ishte i joni.”, tha Lokaj.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here