Deçan: Familja me dy fëmijë të mitur, nën tendë, nën qiellin e hapur

0

Gazetari Naim Haxhosaj ka publikuar në llogarinë e tij në Facebook pamje trishtuese të një familjeje me 2 fëmijë të mitur e cila tash e mëse 3 muaj e jeton jetën e refugjatit në vend të vet. Në kohën kur netët e edhe ditët kanë filluar të ftohen këta fëmijë me prindërit e tyre shihet se kanë mbetur nën një tendë nën qiellin e hapur për të bërë ditët e netët, lojërat dhe gjumin e tyre. Ata janë tepër të vegjël për t’i kuptuar mosmarrveshjet e të rriturve dhe për t’i vuajtur ato. Siq shihet në lajm, kryefamiljari i kësaj familjeje ka kërkuar ndihmën e pushtetit por nuk e ka gjetur atë. Ai shihet se pret që këtë ndihmë ta gjej tek njerëzit e rëndomtë dhe njerëzia e tyre. Pavarësisht çfarëdo motivi të mosmarrëveshjeve të këtij qytetari në familje, fëmijët e tij e meritojnë pa diskutime ndihmën humanitare…

 

Më poshtë mund ta lexoni adresimin e plotë të gazetari Haxhosaj:

 

“Dakë Dautaj nga Carrabregu i Ulte i komunes se Deçanit, baba i dy femijeve Elionit 12 vj, dhe i Lirimit 9 vj, qe nga 6 gushti i ketij viti jeton ne nje tende ne mes te livadhit nen qiellin e hapur! Familja kater anetareshe pas mosmarreveshjeve me vellezerit e te zotit te shtepise, ka dale nga shtepia e tyre dhe eshte duke jetuar ne kushte teper te renda jetese, me kushinen e improvizuar nen hijen e shelgjeve dhe nen rrebeshet e shiut si dhe me kushtet e renda higjienike. Daku tregon qe te kete kerkuar ndihme ne Qendren per Pune Sociale ne Deçan dhe ne Komunen e Deçanit, por qe sipas tij te dya keto institucione nuk kane mjete dhe mundesi per ta ndihmuar. Ai ben thirrje dhe lutje tek te gjithe njerezit e vullnetit te mire qe ta ndihmojne dhe t’i fute femijet e tij nen kulm qe mos ti ze aty dimri dhe acari!
Ai u falenderohet te gjithe atyre qe kane mundesi dhe qe do ta ndihmojne!”

Naimi 2

Naimi 5

Naimi 4

Naimi 3

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here