De Biazi: Ndeshje spektakolare, dua këtë atmosferë me Armeninë

0

Trajneri i kombëtares shqiptare ka qenë një ndër ndjekësit VIP të takimit derbi mes Tiranës dhe Partizanit. Opinioni i trajnerit italian ka qenë pozitiv për ndeshjen dhe për atë që dhanë të dy skuadrat në fushën e lojës. Italiani ka folur edhe për paraqitjen jo të mirë të Frashërit, apo edhe për ndeshjen e shumëpritur ndaj Armenisë.
Cilat janë përshtypjet mbi ndeshjen?
Ishte një ndeshje e luftuar, me një rezultat përfundimtar të rëndësishëm. Atmosfera ishte ajo e duhura, me shumë njerëz në shkallët e stadiumit. Kjo besoj se ishte një nga gjërat më të bukura.
Kush nga lojtarët ju pëlqeu më shumë?
Nga lojtarët e kam të vështirë të them se cili më pëlqeu më shumë. Më pëlqyen të dyja skuadrat, që provuan të fitojnë ndeshjen. Tirana ishte më mirë në fillim të ndeshjes. Pastaj, me të kaluar në avantazh, Partizani shfrytëzoi kundërsulmin dhe pati forcën të gjejë edhe golin e dytë, duke mbyllur praktikisht ndeshjen. Ndonëse pastaj Tirana me golin e shënuar, arriti të rikthehet në lojë dhe mund të kishte barazuar. Besoj se ishte një ndeshje e luftuar deri në minutën e fundit.
Si ju duk Stivi Frashëri?
Ka bërë një gabim të madh dhe e kuptuan të gjithë që ishte një gabim i rëndë. Edhe portierët e mëdhenj gabojnë. Ai është një portier i shkëlqyer me të ardhme përpara, njësoj si Alban Hoxha nga krahu tjetër.
Çfarë prisni nga sfida me Armeninë?
Pres të jetë një sfidë shumë e vështirë, përderisa bëhet fjalë për një kundërshtar që vuri në vështirësi edhe Portugalinë në ndeshjen e fundit. Besoj se duhet të përgatitemi shumë mirë dhe të dimë se duhet të shpenzojmë të gjithë energjitë dhe vëmendjen tonë deri në fund.
Keni folur me Avdiajn gjatë javës së shkuar…
Po, kam folur. Shkova ta takoj këtë djalë që ndoshta në të ardhmen do të bëhet një futbollist i Kombëtares shqiptare. Por, në të ardhmen.
Për ndeshjen me armenët shpresoni në një atmosferë të ngjashme si në derbi?
Shpresoj shumë që të jetë. Nëpër ndeshjet e rëndësishme, tifozët nuk na e kanë kursyer kurrë mbështetjen e tyre.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here