De Biazi: Kënaqësi e madhe ta lëmë Serbinë në shtëpi e vetë të shkojmë në Francë

0

Trajneri i kombëtares kuqezi, Gianni De Biazi në përfundim të ndeshjes me Armeninë ia dedikoi fitoren familjes së tij, shqiptarëve dhe lojtarëve të kombëtares kuqezi.

Ndër të tjera, trajneri italian tha se ndihet shumë i lumtur që ka lënë te shpija Serbinë.

“Kjo është kënaqësi e madhe e jetës sime. Kënaqësia më e madhe ishte që të linim Serbinë në shtëpi dhe vetë të shkonim në Francë Ndeshja vajti mirë për ne. Djemtë luajtën në mënyrë të jashtëzakonshme. Fitoren ia dedikoj së pari familjes time, të gjithë shqiptarëve dhe të gjithë djemve”, tha italiani.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here