De Biazi, Arlind Ajetit: Gjeje një ekip ku mund të luash rregullisht nëse e dëshiron fanellën kuqezi

0

Arlind Ajeti parashikohet të jetë lojtari kryesor i Shqipërisë në ndeshjet kundër Danimarkës dhe Portugalisë, ku mungon Mërgim Mavraj por De Biazi ka insistuar që ai të gjej një ekip ku do të luante rregullisht, në rast se dëshiron ta ketë vendin e sigurt në reprezentacion. Paraqitja pozitive e Arlind Ajetit kundër Francës e ka bërë atë automatikisht si alternativën e parë për të luajtur në qendër të mbrojtjes në ndeshjet zyrtare të kombëtares kuqezi pas mungesës së Mavrajt. Për të qenë i gatshëm për ndeshjet e shtatorit, qendërmbrojtësi 21-vjeçar është gati të bëjë një hap të rëndësishëm, pasi i ka kërkuar Bazelit që të largohet. Kushti kryesor i De Biazit për lojtarët e tij është që të aktivizohen sa më shumë me skuadrat ku luajnë dhe Ajetit i është bërë e qartë se mosaktivizimi tek ekipi aktual i pengon shanset e tij për të qenë standard me fanellën kuqezi. Ajeti tani është në kërkon të një skuadre të re.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here