De Biasi prezanton listën e lojtarëve kundër Armenisë

0

Naser Aliji mund të luajë për herë të parë kundër Armenisë, ndërkaq

Alban Meha, Armando Sadiku, Migjen Basha dhe Shkëlzen Gashi janë rikthyer.

Trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit, Gianni De Biasi, ka publikuar të hënën listën e lojtarëve të grumbulluar për ndeshjen ndaj Armenisë, që do të luhet të dielën në “Elbasan Arena”.

Për takimin e vlefshëm për eliminatoret e “Euro 2016” do të jenë këta lojtarët në dispozicion të trajnerit italian:

Portierë: Etrit Berisha, Alban Hoxha dhe Orges Shehi.

Mbrojtës: Ansi Agolli, Arlind Ajeti, Naser Aliji, Lorik Cana, Debatik Curri, Elseid Hysaj, Andi Lila dhe Mërgim Mavraj.

Mesfushorë: Armir Abrashi, Migjen Basha, Ervin Bulku, Ergys Kaçe, Burim Kukeli, Ermir Lenjani, Alban Meha, Ledian Memushaj, Valdet Rama, Odise Roshi, Herolond Shala dhe Taulant Xhaka.

Sulmues: Bekim Balaj, Sokol Cikalleshi, Shkëlzen Gashi, Armando Sadiku dhe Hamdi Salihi.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here