De Biasi: “Nuk largohem nga Shqipëria, kam refuzuar ofertë prej 2.5 mln eurosh “

0

Për të gjithë ata që ende mund t’u ketë mbetur ndonjë dyshim në lidhje me spekulimet mediatike: As që bëhet fjalë që Gianni De Biasi të lërë Shqipërinë para fundit të aventurës në “Euro 2016″, nuk mund ta tundojë për diçka të tillë madje as një ofertë prej 2 milionë e gjysmë Eurosh.

Nuk bëhet fjalë për një hipotezë, por për një fakt të rrëfyer nga vetë trajneri i Kombëtares në një intervistë ekskluzive për Supersport. Në bashkëbisedimin me Alban Xhihanin, trajneri i Kuqezinjve bëri të ditur se kohët e fundit i kishte mbërritur një ofertë prej 2 milionë e gjysmë Eurosh, nga një ekip kinez, emrin e të cilit trajneri preferoi që të mos e bënte publik, por siç u shpreh vetë De Biasi pavarësisht shumës marramendëse ai as që e mori në konsideratë këtë propozim, pasi synon të kompletojë këtë arritje të mrekullueshme me Kombëtaren Shqiptare të Futbollit.

Në një intervistë të gjatë që do të transmetohet së shpejti në Supersport ku analizon gjithë 2015-tën kuqezi nëpërmjet episodeve mjaft interesante, trajneri i Kombëtares foli edhe për marrëdhëniet me FSHF, duke konfirmuar se ato janë mjaft të mira, madje De Biasi bën të ditur edhe përmirësimin e aspektit financiar në kontratë duke rrëfyer për herë të parë se cila ishte “dhurata që i bëri zoti Duka”, siç u shpreh teksualisht trajneri i Kombëtares.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here