De Biasi: Mendoj se Avdijaj nuk dëshiron të vijë me ne

0

Prej kohësh Donis Avdijaj është kthyer në një fiksim për tifozët kuqezinj.

Lojtari me origjinë shqiptare i lindur në Osnabruck të Gjermanisë dhe produkt i shkollës së famshme të futbollit Schalke 04, prej kohësh ka përfunduar në dëshirat e tifozëve të Kombëtares Shqiptare.

Sulmuesi që ka luajtur me Kombëtaret e moshave të Gjermanisë, për muaj të tërë ka përfunduar në axhendën e drejtuesve të futbollit në Shqipëri. Më parë 19-vjeçarit i është bërë një kërkesë nga trajneri i 21-vjeçarëve Skënder Gega t’i bashkohet skuadrës që ai drejton, por Donis Avdijaj vendosi si kusht për të veshur fanellën e skuadrës A.

Me huazimin e tij tek Sturm i Gracit në kampionatin austriak dhe lojën e zhvilluar aty, Avdijaj është rikthyer në vëmendjen e kuqezinjve, teksa De Biasi vendosi ta grumbullojë për këtë test miqësor shumë të rëndësishëm. Përgjigja e futbollistit ka qënë negative dhe gjithçka e sqaron me pak fjalë vetë trajneri kuqezi në konferencën për shtyp.

“Avdijajn e kam thërritur për këtë ndeshje pasi dëshiroj ta integroj me grupin dhe ambientin. Menaxheri i tij më tha që është i lodhur nga sezoni pasi ka patur probleme fizike gjatë edicionit dhe nuk mund të vijë në këtë grumbullim. Këtë më tha menaxheri i tij por mendoj se ai nuk dëshiron të vijë me ne”.

Mjafton kjo përgjigje e De Biasit për të kuptuar se Avdijaj nuk po tregohet shumë i sinqertë përsa i përket faktit nëse është i vendosur për të përfaqësuar Shqipërinë në të ardhmen./SuperSport/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here