De Biasi lavdëron Alijin, Ajetin dhe Bashën

0

Tekniku italian Giovanni De Biasi pas ndeshjes ndaj Francës tha se ky sukses nuk na shërben për asgjë përveçse për të mbajtur lart moralin e ekipit para ndeshjeve të shtatorit. Ai ka lavdëruar paraqitjen e Alijit, Ajetit dhe Bashës. “Ishte një ndeshje shumë e mirë dhe mendoj se futbollistët iu përgjigjen me sukses detyrave që iu dhashë. Gjithashtu dua të them se jam i lumtur për paraqitjen e Alijit dhe Ajetit pasi luajtën shumë mirë, por gjithashtu më kënaq edhe rikthimi i Bashës i cili ishte një nga më të mirët në fushë”, ka thënë De Biasi, transmetojnë mediat shqiptare.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here