De Biasi këshillon klubet italiane, merrni shqiptarët Rashica dhe Latifi

0

Do të marrë pjesë për herë të parë në një kampionat kontinental dhe kombëtarja shqiptare do të përpiqet ta shfrytëzojë sa më shumë këtë mundësi. Objektivi është të shfaqet në sy të Europës, një skuadër e fortë me të gjithë vlerat e saj.

Trajneri i kombëtares Gianni de Biasi në një intervistë të dhënë për një gazetë të Udines në Itali, transmeton Portalb, thotë se kualifikimi ishte një arritje e rëndësishme dhe e paparashikueshme. Kur pyetet për objektivin në Europian përdor shprehjen tipike italiane: “Do ta shesim shtrenjtë lëkurën”.

De Biasi cilëson si armën më të fortë të ekipit që drejton partiotizmin.

Tekniku i kombëtares ka vlerësuar futbollistët e ekipit duke ia rekomanduar ata skuadrave italiane. Veç Manaj ai sheh si të vlefshëm për Serie A, edhe Milot Rashica, që luan tek Vitesse, si dhe Liridon Latifin e Skërderbeut. Edhe pse jo me sens të fortë kritik, trajneri i kombëtares ka vënë në dukje mungesën e infrastrukturës në futbollin shqiptar.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here