De Biasi i thotë Fiorentinës: Blijeni Xhakën, është si Gattuso

0

Taulant Xhaka është lavdëruar nga përzgjedhësi i Shqipërisë.
Trajneri i Kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi, ka thurur lavde për futbollistin kosovar, Taulant Xhaka.
Duke folur për Fiorentina.it, De Biasi deklaroi se Xhaka është një luftëtar i vërtet në stil të Gennaro Gattusos.
“Xhaka? Ishte një befasi e madhe për mua. Ai fizikisht është si Gattuso, me më shumë cilësi”, u shpreh De Biasi, përcjell Express.
“Ai nuk dorëzohet kurrë, ka cilësi të mira. Vrapon, është dinamik, ka gjuajtje të mira jashtë zonës… është interesante, edhe pse i ri ka shumë përvojë”, shtoi tutje italiani.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here