De Biasi: Abedin Januzaj u soll shumë keq me shqiptarët

0

Trajneri i Kombëtares shqiptare,Giovanni De Biasi, edhe njëherë i është rikthyer çështjes “Januzaj” dhe ka shprehur keqardhje që futbollisti i Mançester Junajtid nuk vendosi të luajë për Kombëtaren e Shqipërisë, por për Belgjikën.

Për këtë, trajneri kuqezi ka fajësuar babain e futbollistit kosovar Abedin Januzajn. De Biazi ka thënë se babai i tij është sjellë keq me Shqipërinë, me të cilët nuk pranoi asnjëherë të negocioi.

“Januzaj ka zgjedhur Belgjikën për babanë i cili kërkonte më shumë famë. Me ne nuk ka negociuar asnjëherë, është sjellë keq”, ka deklaruar De Biazi për calciomercato.it. Para se ta zgjidhte Belgjikën, De Biazi kishte bërë përpjekje shumë të mëdha që ta takojë babain e mesfushorit por ky i fundit as nuk i përgjigjej në telefon.

De Biazi prek  edhe çështjen “Hysaj” “A është gati Hysaj për Napolin? Po, pa dyshim. Eshtë shumë i fortë dhe i shpejtë. Dhe pastaj, në qoftë se shkon në Napoli, atje ndodhet Sarri, një trajner i madh që e njeh atë mirë”, deklaron De Biazi.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here