Daut Haradinaj pyet Hajredin Kuqin:Nga vinte urdhëri për bastisje?

0

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka pyetur ministrin e drejtësisë, Hajredin Kuçi, lidhur me bastisjen e disa familjeve për rastin në Kumanovë.

Ai ka pyetur se mos kanë marr urdhër nga kryeministri maqedon, Nikola Gruevski për bastisje.

Haradinaj tha se as ministri i punëve të brendshme dhe as drejtori i policisë nuk din se kush ka dhënë urdhër për bastisje dhe qytetarët e Kosovës duhet ta dinë këtë.
“A do të duhej të njoftohej familja, pse bastisjen të bëhen në pesë të mëngjesit, a keni ndonjë etik apo moral ju”, ka thënë ai.

Kurse, ministri i drejtësisë, Hajredin Kuçi ka thënë se ai nuk jep urdhër si ministër dhe se për bastisjet është njoftuar nga mediat.


PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here