Daut Haradinaj paralajmëron dorëheqje nga postet udhëheqëse të AAK-së

0

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka konfirmuar se nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet e brendshme që do të mbahet sivjet në këtë parti.

Haradinaj ka thënë se nuk do të mbajë më asnjë post të lartë partiak.

“Nuk do të garojë për struktura të larta në parti. Nuk do të jem pjesë e këshillit të përgjithshëm dhe as pjesë e kryesisë së partisë”, ka thënë Haradinaj në intervistë për “Argument Plus” në RTV21

Ai ka thënë se do t’ju krijojnë hapësirë moshave të reja të bëhen pjesë e strukturave udhëheqëse të partisë.

Ndryshe, AAK shpesh është akuzuar si parti familjare, pasi që përveç vëllezërve Ramush e Daut Haradinaj, deputet nga kjo parti është edhe Lahi Brahamaj, daja i liderit të AAK-së.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here