Daut Haradinaj ka disa propozime për shtetin e Kosovës se si të ballafaqohet me ISIS-in

0

Si duhet të pozicionohet dhe të ballafaqohet shteti i Kosovës në luftë kundër ISIS-it,përmes një postimi në Facebook, ka reaguar Daut Haradinaj duke numëruar disa veprime që do duhej të ndërmerreshin nga shteti i Kosovës.

Lexojeni postimin e plotë të Haradinajt në Facebook:

“Kërcënimet që i vijnë Kosovës nga radikalët islamistë e gjejnë vendin tonë jo edhe aq të përgatitur për t’u përballur me këtë element tejet të rrezikshëm jo vetëm për shqiptarët, por edhe për botën.

Aleanca ka folur me kohë, me saktësi të plotë dhe me përgjegjësi kombëtare rreth këtij rreziku. Por, shteti nuk u mor seriozisht asnjëherë.

Por cilat duhet të jenë veprimet tona në këtë rast?

1) Forcimi i inteligjencës dhe bashkëpunimi me shtetet fqinje në radhë të parë, e poashtu edhe me gjerë.

2) Anëtarësimi urgjent i policisë sonë në organizata siç është INTERPOL dhe EUROPOL.

3) Forcimi njësive të specializuara për anti-terrorizem.

4) Urgjentisht të themelohet ushtria e Kosovës.

5) Program Kombëtar për De-Radikalizimin, Ri-Integrimin dhe Rehabilitimin nga Ekstremizmi i Dhunshëm.

Duke e ditur se shumë shtete edhe më të fuqishme se ne janë duke u sfiduar nga terrorizmi, edhe Kosova s’mundet ta ndjejë veten imune në këtë temë, prandaj veprimet e shpejta do pamundësonin ndonjë akt të terrorizmit.

Ne, shqiptarët, jemi duhet të jemi unik në këtë aspekt dhe të jemi të zëshëm e të vendosur.

Masat preventive janë obligim për shtetin tonë dhe shoqërinë.

Po ashtu, të riafirmojmë vlerat kombëtare të Rilindjes sonë Kombëtare, sepse Shqiptarinë e kemi bashkë. DH”

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here