Daut Haradinaj i kërkon Shpend Ahmetit ta sqarojë “Pandoran”

0

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, i cili i kishte adresuar një shkresë zyrtare kryetarit të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmetit, ku kishte kërkuar sqarime lidhur me “rastin e ndërtesës Pandora”, të cilën çështje kishte thënë se e ka ngritur edhe në komisionin përkatës të Kuvendit të Kosovës, ku nënkryetar i komisionit ka qenë drejtori i tanishëm i Urbanizmit në Komunën e Prishtinës, Liburn Aliu.

Deputeti Haradinaj në letrën e tij ka kërkuar që të sqarohen rastet e korrupsionit dhe ndërtimeve pa leje në kryeqytet. Në veçanti ai ka kërkuar që sa më parë të sqarohet çështja e ndërtesës “Pandora” dhe të dihen emrat e vërtetë të pronarëve të këtij objekti, meqë rrethë pronësisë së këtij objekti është spekuluar shumë.

Por Haradinaj thotë se deri tash nuk ka marrë asnjë përgjigje nga Komuna e Prishtinës. Ai përmes Facebook-ut pyet se pse kjo çështje nuk po bëhet e gjallë.

“Komuna e Prishtinës ka muaj që e ka marrë një letër nga ana ime për objektin ”Pandora”. Tash e sa kohë nuk u bënë të gjallë, ndoshta nuk po e shohin këtë objekt, apo…?”, shkruan Haradinaj në Facebook.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here