Dasma e shqiptares me turkun bëhet film

0

Shqiptarja Lejla është e lindur dhe rritur në Biel/Bienne të Zvicrës ndërsa turku Berhan, në Basel.

Ata kanë vendosur të martohen ndërsa dy shoqet e tyre zvicerane, Caroline dhe Denise janë zotuar të ndihmojnë organizimin e dasmës së madhe shqiptaro-turke. Plot 900 dasmorë janë ftuar në këtë gazmend, gjë që përbën një sfidë jo të lehtë për dy zviceranet.

Ato duan të organizojnë një dasmë përrallore sipas traditave shqiptare dhe atyre turke, në Zvicër. Këtu përfshihet edhe nata e kanës ose “Kanagjeqi”, transmeton albinfo.

Ky dokumentar është i pari në serinë prej katër pjesësh të titulluar “Cervelat trifft Baklava” që shfaqet në televizionin zviceran srf 1. Ai është emetuar të shtunën, më 11 korrik.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here