Dashuria prej babai e shpëton nga mjekët dhe e nxjerr nga koma

0

Një baba kishte hyrë me pistoletë në spital për t’i ndaluar doktorët që të ia largojnë aparaturën me të cilën djali i tij qëndronte gjallë – gjatë tre orëve që zgjati kjo procedurë djali i tij lëvizi dorën.

Kjo ishte shenjë që truri i tij nuk kishte vdekur dhe se po shërohej për tu bërë më mirë.

George Pickering II, është paditur për armëmbajtje pa leje dhe kërcënim ndaj stafit në Qendrën Mjekësore Rajonale në Teksas.

Mjekët kishin deklaruar se djali i tij George III, nuk kishte mundësi të jetonte pasi që truri i tij i kishte pushuar së funksionuari kështu mjekët treguan se duhet ta largojnë nga aparatura me të cilën qëndron në jetë.

Këtë gjë nuk mund ta pranonte asnjëherë dhe vendosi që të veprojë i ati, transmeton Klan Kosova.

“Ata po vepronin shumë shpejtë. Spitali, infermierët, doktorët”.

Gjatë këtyre tre orëve, Pickering filloi t’i kërcënoj anëtarët e stafit të spitalit.
Ai ka pranuar se ishte i dehur dhe agresiv por është shprehur se ishte i bindur që djali i tij nuk ishte në gjendje të vdiste.

Pickering u bind edhe më tepër që djalit të tij nuk i ishte dhënë diagnoza e duhur.
“Gjatë atyre tre orëve, George ma shtrëngoi dorën tre apo katër herë”.

E si duket ai kishte plotësisht të drejtë, pasi që tani George është plotësisht i shëruar.
“E di që është thyer ligji, mirëpo babi im e ka thyer për një arsye të mirë”.
“Unë jam gjallë për shkak të veprës së tij. Ishte vepër dashurie, ishte dashuri”, u shpreh djali i tij George III Pickering.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here