DASH: Kufiri Kosovë-Mali i Zi është OK

0

State Departamenti amerikan në bazë të një hetimi të bërë ka ardhur në përfundim se marrëveshja për demarkacionin është në përputhje të plotë me të gjitha hartat nga Lufta e Dytë Botërore e tutje.

State Departamenti ka kryer një hetim të detajuar lidhur me marrëveshjen për kufirin ndërmjet Kosovës dhe Malit te Zi. Ata kanë arritur në përfundim se marrëveshja e arritur për demarkacionin është në përputhje të plotë me të gjitha hartat që nga Lufta e Dytë Botërore e tutje…shkruan Gazeta Express.

Në një komunikatë për media të lëshuar nga Ambasada Amerikane në Prishtinë thuhet se Departamenti Amerikan i Shtetit e ka rishikuar në mënyrë të detajuar marrëveshjen e kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi. Në bazë të gjetjeve thuhet se Komisioni Shtetëror nuk ka bërë gabime. Këtu mund ta lexoni njoftimin origjinal, shkruan Gazeta Express.

Ja çfarë thuhet në njoftim.

Departamenti Amerikan i Shtetit e ka rishikuar në mënyrë të detajuar vijën përkufizuese të kufirit Kosovë –Mal i Zi, të përgatitur nga Komisioni Shtetëror i Kosovës për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror. E kuptojmë që baza e Komisionit për demarkimin ka qenë Kushtetuta  Jugosllave e vitit 1974, e cila e ka definuar Kufirin e Kosovës me anë të kufijve administrativë komunalë, që janë të ndarë në zona kadastrale. Kjo bazë e përcaktimit të vijës kufitare është përdorur edhe në Propozimin Gjithëpërfshirës të të dërguarit Special të OKB;së Marti Ahtisaarit dhe në Kushtetutën e vitit 2008 të Republikës së Kosovës.

Pas një rishikimi të hartave të vitit 1940 e deri më tani, përfshirë edhe ato që janë përdorur nga Komisioni për përcaktimin e kufirit, Departamenti Amerikan i Shtetit ka përcaktuar se vija e përcaktuar së voni përputhet ngushtë me kufirin e definuar në Kushtetutën e vitit 1974. Kufijtë që ne i kemi përshkruar që nga viti 2008, përputhen detajisht me kufirin e propozuar në vitin 2015.Ne rikujtojmë se përfundimi i marrëveshjes së kufirit është një kusht për liberalizimin e vizave dhe përbën një hap të rëndësishëm në rrugën e Kosovës drejt integrimeve evropiane.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here