Darkë pune në Bruksel mes Mustafës dhe Vuçiçit

0

Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini, do të presë në një darkë pune kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa, dhe atë të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Zyra e kryeministrit Mustafa ka konfirmuar takimin pa dhënë detaje të diskutimit.

“Do të diskutohet për përafrim qëndrimesh dhe zbutje raportesh mes dy qeverive”, është shprehur Bajram Gecaj, zëvendësministër i Administrimit të Pushtetit Lokal.

Por, sipas Fisnik Korenicës nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike, arsye e këtij takimi trepalësh mund të jetë diskutimi i marrëveshjeve të fundit të arritura në Bruksel.

Korenica shpreh skepticizëm për qëndrimet e ndërmjetëses së bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Federica Mogherini. /Tribuna Channel/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here