Dardan Sejdiu: “Të gjitha rrugët e kryeqytetit janë të kalueshme”

0

“Të gjitha rrugët në Prishtinë janë të kalueshme, ekipet kanë punuar deri në orët e vona dhe po vazhdojnë me hedhjen e kripës dhe rërës edhe tani”, ka thënë nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Dardan Sejdiu.

Ai më pas ka bërë të ditur se është duke u bërë rregullisht mbikëqyrja e kompanive të kontraktuara për pastrimin e borës nga Drejtoria e Shërbimeve publike.

“Ekipet e Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe ato të Drejtorisë së Inspekcioneve kanë qenë mbrëmë dhe po vazhdojnë edhe tani me mbikëqyrje të punës që po bëhet prej kompanive të kontraktuara për pastrimin e borës”, ka shkruar nënkryetari i Prishtinës.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here