Dardan Sejdiu: Bora e ka hijeshinë e vet nëpër sheshe

0

Reshjet e borës në natën e mbrëmshme, të cilat po vazhdojnë edhe sot, përveç që kanë vështirësuar qarkullimin e automjeteve e kanë rënduar edhe ecjen e këmbësorëve.

Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Dardan Sejdiu, ka thënë për Klan Kosovën se është duke u punuar intensivisht në pastrimin e rrugëve, por tash do të fillojnë t’i pastrojnë edhe trotuaret.

Për borën e cila gjendet shesheve të Prishtinës, Sejdiu ka një shpjegim estetik:

“Jemi në stinën e dimrit dhe bora e ka hijeshinë e vet nëpër sheshe”.

“Ajo është e shkelur dhe nuk paraqet rrezik, pasi nuk bëhet fjalë për akull”.

“Nuk mund ta heqim borën nga çdo pjesë e qytetit, siç janë sheshet dhe parqet”.

Sipas Sejdiut, pastrimin e trotuareve në Prishtinë do ta bëjë kompania “Hortikultura”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here