Dardan Molliqaj ia kthen shpinën Ilir Dedës për dy ushtrues të gazetarëve

0

Dardan Molliqaj, i cili si shumica e antarëve të lëvizjes Vetëvendosje e kishin pritur me gëzim aderimin e Ilir Dedës në Vetëvendosje, tash që ky nuk po pajtohet me linjën e këtij subjekti, në një fotografi të botuar nga Express, shihet se i ka kthyer shpinën atij në një lokal të Prishtinës.

Molliqaj ka zgjedhur që të qëndrojë në tavolinë me drejtuesin e një mediumi që të afërt me partinë e tij, Astrit Gashin, si dhe me shokun e Gashit, moderatorin e një emisioni në Klan Kosova, Kushtrim Sadikun.

Logjika e Molliqajt, i cili kritikon të tjerët se janë sipërfaqësor po as vetë nuk është i thellë,  duket se është: “kur mendon si unë je i mirë, ndërsa kur nuk mendon si unë je tradhëtar”.

Deda me rastin e aderimit të tij në Vetëvendsje kishte nxitur kundërshtinë e një pjese parimore që e ka ky subjekt, por i cili mbetet i padëgjueshëm, meqë Deda në vitin 2007 kishte parë dhunë nga protestuesit në organizimin ku u patën vrarë dy qytetarë.

Gashi dhe Sadiku shquhen për një afri të madhe mes vete e cila edhe ndërhyn në punët e profesionit, ku herë njëri e thërret tjetrin në emisionin që e drejton e herë tjetri imrovizon intervista të tjetrit në portalin që e posedon.

Në fotografi shihet edhe gazetari i Klan Kosovës, Kosovë Gjoci.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here