Dalip Gjoka nuk heq dorë nga Bleona, ajo i qon mesazh përmes Arian Çanit…

0

Tashmë Dalip Gjoka nuk është një emër i padëgjuar. Mjeku nga Burreli, i martuar dhe me dy fëmijë, u bë i famshëm pasi i propozoi këngëtares Bleona Qereti të ishte babai i fëmijës së saj. Kishte vendosur të kryente martesën, që në konceptin e tij konsiderohej si “martesa e shekullit”. Për ditë me radhë, historia e tij pushtoi medien për faktin që ai i ofroi gjithçka të tijën Bleonës, e cila kishte kërkuar “live” një baba për fëmijën e saj.

Dalip Gjoka kishte njoftuar më herët se do të ishte i pranishëm në një prej emisionet më të ndjekura në vend, por për arsye shëndetësore nuk u paraqit. E tashmë që historia e tij u harrua, Dalipi u rikthye me të njëjtin pretendim. I ftuar në “Zonë e lirë”, të premten, ai iu përgjigj një sërë pyetjesh. Por në të njëjtën kohë erdhi edhe reagimi i Bleonës. Ajo refuzoi të fliste në një lidhje direkte përmes “Skype”, por, nëpërmjet Arian Çanit, Bleona i dërgoi një mesazh publik burrit të martuar. Ndër të tjera, ajo tregoi se nuk e refuzon doktorin nga Burreli. Edhe pse më herët, Qerreti është shprehur se e kishte gjetur babanë e fëmijës në Rusi.

“I bëj të fala mjekut Dalip. Unë jam ende shumë e lënduar nga ndarja me Ganin dhe nuk kam ende vend në zemrën time për një njëri tjetër”, u shpreh Bleona Qereti në mesazhin dërguar mjekut të martuar. Gjithashtu, ajo i uroi atij më të mirat pranë familjes dhe dy vajzave. Rreth dy muaj më parë, Dalip Gjoka ishte pacient në spitalin psikiatrik nr. 5, në Tiranë. Ai u shtrua në spital për shkak të përkeqësimit të gjendjes së tij mendore, edhe pse, sipas informacioneve nga persona të afërt, u tha se ai kurrë nuk kishte pasur probleme të tilla. Përkeqësimi i gjendjes së tiju mendore erdhi menjëherë pas “refuzimit” të Bleonës, në kohën kur ai i paraqiti publikisht propozimin e tij./Shekulli/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here