Dalin në shitje biletat për ndeshjen Shqipëri-Francë

0

Federata Shqiptare e Futbollit, njofton të gjithë tifozët e kombëtares së kanë dalë në shitje biletat për ndeshjen Shqipëri – Francë, që do të zhvillohet në stadiumin “Elbasan Arena” më 13 qershor.

Të interesuarit për bileta mund t’i blejnë ato në pikat e shitjes pranë stadiumit “Qemal Stafa” në kryeqytet dhe pranë “Elbasan Arena”-s, por edhe online në faqen zyrtare të Federatë Shqiptare të Futbollit. Çmimet e biletave per këtë ndeshje janë si vijon:

 

Tribunat C2, G2 = 1.000 leke
Tribunat C1, C3, G1 = 1.500 leke
Tribunat D, F = 2.000 leke
Tribuna E = 3.000 leke
Tribunat B1, B5 = 6.000 leke
Tribunat B2, B4, A1, A4 = 8.000 leke
Tribuna A2, A3, B3 = 10.000 leke

 

FSHF u kujton të gjithë tifozëve se stadiumi “Elbasan Arena” është i pajisur me sistemin elektronik të kontrollit të biletave dhe biletat e prodhuara për këtë ndeshje kanë elementë sigurie të nivelit më të lartë, të dukshëm dhe të padukshëm më sy të lirë. Sistemet e kontrollit të biletave në hyrjet e stadiumit janë të kompjuterizuara. Këto janë masa që FSHF i ndërmerr për të shmangur abuzimet e mundshme.

E vetmja mënyrë për t’u siguruar nëse biletat janë të rregullta, është kontrolli i tyre prandaj FSHF i këshillon të gjithë të interesuarit të blejnë bileta vetëm në pikat zyrtare të shitjes të ofruara nga FSHF.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here