Dalin kërkesa të tjera në protestë, kërkohet ulja e çmimit të naftës, dritave…

0

Kjo është pasditja e tretë që disa nga akset kryesore nacionale të Shqipërisë bllokohen nga protestuesit, të cilët janë të revoltuar prej çmimit të shtrenjtë të karburantit, taksave dhe papunësisë.

Duket se gjithë Shqipëria është ngritur “në këmbë”, pasi nga Jugu në Veri po protestohet. Fillimisht ka qenë minatorët në Bulqizë që kanë zhvilluar një protestë ku kërkojnë “statusin e minatorit” kaq shumë të diskutuar dhe premtuar nga çdo qeveria që ka qenë në pushtet këto 28 vite demokraci.1 of 3  

Edhe në Shkodër nuk kanë munguar sot protestat, pasi qytetarët kanë bllokuar hyrjen e qytetit. Ndërkohë qarkullimi i mjeteve në aksin Lushnje-Rrogozhinë është paralizuar, pasi qytetarët janë bashkuar kundër taksave të larta, kërkojnë uljen e naftës dhe largimin e qeverisë, ndërsa theksohet se protesta është thirrur nga Partia Demokratike.

Edhe në Fushë-Krujë, qindra qytetarë kanë dalë në një protestë duke bllokuar autostradën nga Miloti drejt Tiranës, ndërsa janë shprehur se janë në përkrahje të studentëve.  Ata thonë se do ta përshkallëzojnë protestën duke shkuar në Tiranë në mbështetje të studentëve atje. Protesta ka zgjatur rreth 1 orë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here